Lajme

Të hënën përfundon gjithçka: Takohen Kurti-Mustafa, finalizohet marrëveshja për koalicion

11/29/2019 15:27
nga:Gazeta Blic

Ka përfunduar takimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Albulena Haxhiu nga LV, pas takimit në një konferencë për media, theksoi se takimi mes liderëve Albin Kurti e Isa Mustafa do të mbahet të hënën.

“Kemi arritur pajtim të plotë, drafti do të bëhet pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe do të bëhet publik. Të hënë takohen kryetarët e dy partive për të finalizuar marrëveshjen”, tha ajo..

Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar që ka pasur pajtime mes tyre.

04/09/2020 20:53

​Qeveria i përgjigjet Presidencës: Kurti është kryeministër legjitim