Lajme

Të hënën Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës

12/08/2021 14:07
nga:Gazeta Blic

Kryesia e Kuvendit ka caktuar më 13 dhjetor seancën e re plenare.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai tha se në seancën e radhës do të hapet debati edhe për Projektligjin për paga.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e ka komentuar edhe vizitën e djeshme të kryeministrit Kurti në Bruksel.Ai tha se Kurti në pushtet ka ardhur me kauza të rrejshme.

“Gjithçka çka ka qesh, e ka vesh z. Kurti, njëjtë e ka bërë edhe për çështjen e funsotës”, tha Besnik Tahiri, raporton Gazeta Blic.

Shefi i deputetëve të AAK-së e ka kritikuar Kurtin edhe për deklaratat që ka bërë në raport me sindikatat.