Sporti

Të gjithë po e kritikoni, por Benzema do t’ju bëjë të qani me këtë deklaratë

11/06/2017 15:59
nga:Y.K

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka rrëfyer fëmijërinë e vështirë.
Francezi ka thënë që një pjesë e madhe e suksesit të tij është vetëm falë babait, përcjellë “Lajmi.net”.

“Unë jam te Real Madrid prej tij. Unë mendoj se një foto e babait tim më përsëritet përditë në kokë. Vij nga një vend i vështirë dhe kam qenë me fat që babai im ishte gjithmonë pas meje. Deri në 18, ose 20 vjeç, nuk ,ë është ndarë”, deklaroi Benzema.

“Ngurtësia e karakterit të babait të tij nuk e ka penguar që lojtari të mbetet i afërt me familjen”.

“Sot, marrëdhëniet tona janë më të qeta. Babai është personi i vetëm në familjen time, që vjen të më shikojë në Madrid, merr pjesë në trajnim, në ndeshje, është shumë i pranishëm”, shtoi ai.

11/14/2017 16:35

Benzema e akuzon rëndë trajnerin e Francës