Showtime

Të gjithë kundër Arjolës, ç’po ndodh?

12/21/2021 19:31
nga:Genita C

Banorja e “Big Brother Vip”, Arjola Demiri ka qenë shumë shpesh e preferuara e banorëve brenda shtëpisë.

Mirëpo kohëve të fundit gjërat kanë ndryshuar në masë të madhe, shkruan GazetaBlic.

Një luftë e ashpër ka filluar kundrejt Arjolës pasi të gjithë banorët janë kthyer kundër saj.

Në çdo cep të shtëpisë dëgjohet se Arjola Demiri është protagonistja kryesore duke folur e ironizuar me të.

Arjola shpesh herë ndodh që akuzohet nga banorët për personat që qëndron më shumë brenda shtëpisë duke përfshirë Ilirin, Monikën dhe Meridianin./GazetaBlic/