Showtime

Të ‘fortat’ e Tiranës – Pasi u rrahën, tani Einxhel Shkira ka disa fjalë drejtuar Kejvina Kthellës?

11/08/2019 12:05
nga:L I

Ditë më parë në media u raportua se Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë përleshur me moderatoren Einxhel Shkira, shkruan GazetaBlic.

Sherri ka degjeneruar në përleshje fizike, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së Einxhelit në Liqenin e thatë.

Dëshmitarët kanë treguar se dy mikeshat e kanë rrahur moderatoren, dhe pas kësaj Einxhel ka bërë një denoncim ndaj dy modeleve në Postën e Policisë së Farkës.

Ndërsa dje, është arrestuar Redjan Rraja për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, e modelja Kejvina Kthella është mbajtur në polici për 10 orë, ndërsa është marrë në pyetje për lidhjen që ka me të arrestuarin.

E duket se ky lajm e ka kënaqur Einxhel Shkirën e cila ka bërë dhe një shkrim provokues në Instagram, ku ka shkruar se nuk hakmerret, pasi çdo gjë kthehet vet.

“Unë nuk kërkoj hakmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë ku*vë,” – shkruan Shkira në Instastory./GazetaBlic