Fit&Sexy

Të dobësohesh duke ngrenë akullore, mjafton të dini këtë sekret

05/30/2018 19:42
nga:Gazeta Blic

A mund të hash akullore dhe të dobësohesh në të njëjtën kohë? Epo duket sikur këto gjëra nuk kanë aspak lidhje më njëra-tjetrën.

Në fakt, këshilla e dietologëve është kjo: Ti mund të hash copën tënde të tortës apo akullore, për aq kohë sa ha diçka të shëndetshme në anën tjetër.

Alyssa Cohen, R.D., një dietologe nga Nju Jorku, thotë se rregulli i saj numër një kur vjen puna te humbja e peshës, është të përqendroheni te balanca.

Kjo do të thotë se: Çdo herë që dëshironi të hani diçka me të vërtetë të këndshme, shoqërojeni me diçka që e dini se është e mirë për shëndetin tuaj.

Le të themi se ushqimi juaj i preferuar është pizza. Nuk po themi të gjithë picën, por një pjesë ose maksimumi dy pjesë të saj mund t’i hani duke i shoqëruar me perime ose sallatë. Një akullore gjithashtu mund ta shoqëroni me një mollë.

Është e rëndësishme të kuptojmë se ushqime të tilla jo edhe aq të shëndetshme nuk supozohet të jenë burimet tuaja kryesore të kalorive, thotë Cohen.

03/27/2018 15:00

Ja akullorja më e rrezikshme në botë, duhet të jeni mbi 18 vjeç për ta provuar atë