Sporti

Të dielën, finalja e madhe e superkupës spanjolle, Real Madrid – Atletico Madrid

01/10/2020 11:51
nga:M K

Rivalët e qytetit përballë njëri-tjetrit në finalen e madhe të superkupës spanjolle.

Real Madridi mposhti Valencian 1-3, derisa mbrëmë Atletico ‘tronditi’ Barcelonën me një rikthim fenomenal në çastet e fundit, shkruan GazetaBlic.

Të dielën me fillim nga ora 19:00, në stadiumin “King Abdullah Sports City (Jeddah)” zhvillohet edhe ndeshja e fundit e këtij-mini kompeticioni, pasi tash e tutje, trofeu i tretë për nga rëndësia në Iberik, do të luhet në Arabinë Saudite.

Padyshim se djelmoshat e Zinedine Zidanes llogariten favoritë, megjithëse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Kujtojmë se “galakiktët” kanë një mundësi të artë të dielën, pasi nëse arrijnë ta fitojnë trofeun, do ta barazonin numrin e titujve me rivalin e përjetshë, Barcelonën, me nga 91 sosh. Momentalisht, katalunasit kanë një më shumë se “los blancos”, që në sirtarin e tyre numërojnë 90 tituj.

/GazetaBlic/

05/08/2020 19:45

Futbollisti i Atletico Madrid pozitiv me COVID-19