Lajme

Të burgosurit politikë ndërtimin e muzeut të kujtesës

11/12/2017 18:50
nga:M H

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve për ditën e sotme, ka takuar edhe përfaqësuesit e Shoqatës së të burgosurve politikë të prirë nga Hydajet Hyseni dhe Meriman Braha.

Sipas komunikatës nga zyra për informim e kryeministrit, Haradinaj tha se të burgosurit politikë të Kosovës janë brezi më i persekutuar i popullit të Kosovës, të cilët përgjatë tërë shekullit 20 e mbajtën të gjallë – me fuqinë e mendjes dhe trupit – idenë e lirisë së Kosovës.

“Ata ishin refuzuesit e shtypjes, frymëzuesit dhe kontribuuesit më të mëdhenj të lirisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj. Përfaqësuesit e të burgosurve politikë diskutuan me kryeministrin e vendit për ligjin për të burgosurit politik, për realizimin e një projekti muzeor të kujtesës, ku do të ekspozoheshin emrat dhe fotografi të burgosurish, dokumente e letra dhe mjetet e torturës mbi ta.

Pastaj ata parashtruan kërkesat, që të krijohet Instituti i dokumentimit dhe që të bëhen përgatitje për shënimin e 50-vjetorit të demonstratave të vitit 1968, vitin e ardhshëm.

11/20/2017 17:39

Ky është personi i vetëm që kryeministri Haradinaj, e ndjek në instagram (FOTO)