Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë po realizojnë punime për përmirësimin e kushteve të jetesës, duke rinovuar ambientet e brendshme të institucionit. Aktivitetet e renovimit përfshijnë dhomat e qëndrimit, banjot, korridoret dhe ambientet e përbashkëta, me qëllim përmirësimin e kushteve të higjienës dhe komfortit.
Ky proces po zhvillohet nën mbikëqyrjen e stafit teknik dhe është i realizuar në përputhje me standardet e sigurisë. Përfshirja e të burgosurve në këto punime ka për qëllim jo vetëm përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe nxitjen e rehabilitimit dhe angazhimin e tyre në aktivitete të dobishme.
Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të mbetet i përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira për të burgosurit, duke avancuar proceset rehabilituese dhe risocializuese në përputhje me praktikat ndërkombëtare.


