Lajme

Të burgosurat në Lipjan kanë filluar prodhimin e maskave kirurgjikale

03/23/2020 11:59
nga:E Sh

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka filluar prodhimi i maskave kirurgjikale.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se këto maska kushtojnë vetëm 10 cent për copë dhe përmes tyre synohet ulja e shpenzimeve ekonomike në maska kirurgjikale dhe në rritjen e nivelit të parandalimit nga Pandemia “Covid -19” nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

“Maskat e prodhuara nga të burgosurat e QKLF-së, fillimisht do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, e nëse është e nevojshme edhe për institucionet tjera shtetërorë”, thuhet në njoftim.

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka filluar prodhimi i maskave kirurgjikale Në kuadër të implementimit të…

Publiée par Shërbimi Korrektues i Kosovës sur Lundi 23 mars 2020

09/24/2020 09:30

Aksidenti ne Lipjan, dy të lënduar