Showtime

Tayna përgjigjet për diss-at që po i bëhen, thotë se gjithçka po sillet rreth saj

04/14/2019 21:05
nga:Lorik J

Tayna është një prej emrave më të përfolur nga femrat në gjithë showbizin shqiptarë.

Pavarësisht se e re në moshë dhe e re në botën e showbzit, ajo po arrin që publikut t’i marrë dashurinë dhe vëmendjen e duhur.

Ka krijuar dhe lansuar tashmë disa këngë, të shndërruar në hite padyshim, por që njëkohësisht është tejet aktive në koncerte të vazhdueshme.

Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe Tayna, transmeton Indeksonline.

Por njëkohësisht ka edhe shumë artiste të tjera të cilat po i bëjnë diss-e, e që njëkohësisht po ia rrisin famën.

Kësisoj së fundi artistja është pyetur se si ndihet kur i bëjnë diss, e që pati një përgjigje interesante.

Ajo tha se në fakt, gjithçka po sillet rreth saj. Përpos që po i lëshohen këngët në club-e, edhe po krijohen këngë për të.