Showtime

Tayna nuk pranoi faljen dhe tani Melinda e thumbon me këtë postim?!

05/15/2019 15:18
nga:L I

Pas thumbimeve me vargje këngësh, reperja Melinda pushtoi mediat rozë falë dedikimit që i bëri në rrjetet sociale koleges së saj Tayna-s, së cilës i kërkoi falje për gjuhën e përdorur ndaj saj.

Mirëpo, fjalët e saj duket se nuk i bënë shumë përshtypje reperes së hitit “Columbiana”, e cila jo vetëm që nuk i ktheu përgjigje publikisht, por nëpërmjet menaxherit të saj u shpreh se nuk e pranonte faljen dhe s’kishte asgjë për t’ i thënë Melindës.

E siç duket lufta mes tyre ka rinisur sërish dhe para dy ditësh Melinda postoi një selfie në Instastory ku bëri një shkrim paksa thumbues.

“Më urren? Urime k***ë, ti je një fanse e imja”, shkroi ajo dhe për fansat e portale të ndryshme i drejtohej Taynas. Melinda tregooi gjithashtu se pas atij veprimi do ti tregonte rivales se kush është bisha në këtë lojë.