Showtime

Tayna me pozë tërheqëse në veshjen e ngushtë shumë-ngjyrëshe

07/02/2020 16:10
nga:L I

Tayna përveç muzikës, pëlqehet shumë edhe për fizikun e saj, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja një pjesë të madhe të kohës e kalon në palestër, e kjo duket qartë edhe në paraqitjet e saj në rrjete sociale.

E tillë është dhe paraqitja e saj e fundit, ku Tayna me veshjen e saj të ngushtë vë theks në format trupore.

Në muzikë, këngëtarja ditën e djeshme ka punuar në xhirimet e klipit të ri për të cilin nuk ka bërë të ditur se kur do të lansohet për adhuruesit e muzikës së saj.

Projekti i fundit mbetet ai me titull “A jo” e lansuar gjatë periudhës së pandemisë dhe deri tani numëron mbi pesë milionë klikime në Youtube.

/GazetaBlic