Showtime

Tayna bëhet imazh i “Prince Instant”, nënshkruan kontratë dy-vjeçare

06/26/2019 11:33
nga:L I

“Prince Instant” është produkt i korporatës “Devolli Corporation” i cili është futur në treg tre vite më parë.

Si fillim u nisë me reperin Ledri Vula me bashkëpunim prej tre vitesh, ndërsa prej sot imazh i saj do jetë Tayna.

Këngëtarja do jetë pjesë e “Devolli Corporation” për dy vite me radhë, duke xhiruar tetë reklama gjatë kësaj periudhe, si dhe do ketë shumë risi.

Në konferencën e mbajtur për media, Tayna u shpreh e lumtur për këtë bashkëpunim me një korporatë të tillë si “Devolli”.

“Jam e lumtur që po bashkëpunoj me një korporatë si Devolli. Ju falenderoj që më keni zgjuar mua për të përfaqësuar produktin tuaj. Do realizohen të gjitha ato që u cekën më parë, si dhe nesër do mbahet koncerte”, ishin fjalët e Taynas, duke vazhduar më pas me nënshkrimin e kontratës dy vjeçare.

Nesër, në ora 17 do të mbahet koncerti në Sheshin “Zahir Pajaziti” i cili do të mbahet falas, ku përveç Taynas që do të performojë, do ketë dhe aktivitete tjera.