Festivali i Muzikës “Coachella 2024” është afër dhe fansat e Taylor Swift po pyesin nëse ajo do të performojë aty.
34-vjeçarja thuhet se nuk është njëra nga artistet e planifikuara që do të kryesojë në festivalin legjendar, i cili zhvillohet çdo vit në Kaliforni. Festivali i këtij viti do zhvillohet gjatë fundjavave 12-14 prill dhe 19-21 prill.
Megjithatë, “Coachella” është e njohur për mysafirë surprizë. Dhe ka disa arsye pse duket e mundshme që Taylor mund të shfaqet në një moment gjatë dy fundjavave të ardhshme.