Sporti

Taulant Haliti – talenti që premton shumë

07/11/2018 13:41
nga:Lorik J

Kosova po vazhdon të prodhojë talentë të cilët mund t’i shërbejnë kombëtares në të ardhmen e afërt.

Një nga lojtarët që po shkëlqen në Kosovë është edhe mbrojtësi i talentuar i Ramiz Sadikut, Taulant Haliti, shkruan GazetaBlic

Haliti është vetëm 17 vjeçar dhe luan në pozicionin e qendër-mbrojtësit, mirëpo ai ka aftësi të jashtëzakonshme dhe pritet shumë nga ai në të ardhmen.

Taulant Haliti është kapiten i Ramiz Sadikut u-17 dhe sezonin që kemi lënë pas ka udhëhequr ekipin drejt titullit kampion të Kosovës.

Forma e mirë e Halitit po vazhdon edhe në fazën përgatitore të klubit. Klubi i tij ka zhvilluar përgatitjet në Shqipëri – Golem. Qendër mbrojtësi ka fituar çmimin si Lojtari më i mirë i turneut ‘Ulpiana Cup’.

Ulpiana Cup është një turne ku marrin pjesë ekipe të mëdha nga Kosova dhe rajoni, si Feronikeli, Ramiz Sadiku, Milano Kumanovë, Drita, Beslidhje, Llapi.

Haliti në këtë garë arriti të shënoi dy gola dhe të marrë epitetin e lojtarit më të mirë.

17 vjeçari mund të jetë një nga lojtarët që në të ardhmen mund ta përfaqësojë kombëtaren e Kosovës./GazetaBlic/

07/23/2018 13:17

Zyrtare: Super talenti kosovar nënshkruan për Skënderbeun