Lajme

Tash e tri orë, Albin Kurti e Isa Mustafa janë “ngujur“ në Kuvend- Këto janë detajet e fundit!

12/14/2019 19:12
nga:Gazeta Blic

Janë bërë gati tri orë nga takimi mes kryetarit të VV-së Albin Kurtit dhe atij të LDK-së Isa Mustafës.

Zyrtarisht, ende nuk është dhënë ndonjë detaj rreth asaj se çka mund të sjellë takimi i sotëm, mirëpo Koha.net ka mësuar se marrëveshja është ende larg.

Sot, kryetari i LDK-së Isa Mustafa është përcjellë nga nënkryetarët Agim Veliu e Lutfi Haziri, derisa Vjosa Osmani s’ka qenë e pranishme.

Ndërkohë Kryesia e LDK-së ka vendosur që të mos tërhiqet nga posti i presidentit, edhe me kushtin që vendi të shkoj në zgjedhje, kanë theksuar burime të Gazeta Blic.

LDK nuk tërhiqet për asnjë “milimetër”

01/28/2020 16:43

Mustafa flet para takimit me Kurtin