Lajme

‘Tarkani’ shkon në Polici, thotë se po kërcënohet

01/12/2018 22:02
nga:D.I

Polici i suspenduar, Avni Berisha, i njohur si “Tarkani”, para pak çastesh ka dhënë një deklaratë në Polici.

Siç merr vesh Koha.net, “Tarkani” kësaj here ka shkuar në Polici në cilësinë e viktimës, për të raportuar se ka marrë kërcënime.

“Tarkani”, bashkë me drejtorin e Njësisë për Krime të Rënda Ekonomike, Nazim Sahiti, e rrahën drejtorin e PTK-së, Agron Mustafa, mesditën e së shtunës së 30 dhjetorit 2017.

Portali ka provuar ta konfirmojë lajmin me zëdhënësit e Policisë së Kosovës, por të premten mbrëma këtë e ka pasur të pamundur.

 

 

01/21/2018 12:07

E turpshme, kjo që ndodhi në Prishtinë