Sporti

Tare ka gati goditjen e parë në sulm, Milan afër marrëveshjes me Fullkrug

12/17/2025 13:32
nga:Lorik J

Santiago Gimenez do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, andaj do të mungojë për një kohë të gjatë.

Sulmuesi meksikan pritet të qëndrojë jashtë fushave për gjashtë deri në tetë javë. AC Milan po ndërmerr veprime të menjëhershme dhe tashmë ka gjetur zëvendësuesin në sulm, i cili është Niclas Fullkrug.

Sipas calciomercato.com , është arritur një marrëveshje financiare midis AC Milan dhe agjentit të sulmuesit gjerman: 1.5 milion euro deri në fund të sezonit.

Ish-lojtari i Borussia Dortmund u ka kërkuar agjentëve të tij të pezullojnë ofertat e tjera nga Bundesliga në mënyrë që të ecin përpara me negociatat me AC Milan.

Prioriteti kryesor i Fullkrug është tashmë i dukshëm në San Siro me fanellën e Rossonerëve.

/GazetaBlic Sport