Showtime

Tani e fejuar, por Tea e Big Brother flet për ish-in e saj, Veselin

11/09/2018 18:00
nga:L I

Ish banorja e Big Brother Albania, Tea Zhuli pas kaq shumë vitesh ka bërë paraqitjen e saj në ekran, shkruan GazetaBlic.

Ndonëse kanë kaluar plot 3 vite nga përfundimi i edicionit në të cilin ishte Tea, kësaj radhe ajo është rikthyer për të folur për historinë e dashurisë me Kristin.

Kristi dhe Tea ka dy vite që janë bashkë dhe janë fejuar. Propozim fejese ky i cili erdhi në Festën e birrës në Korçë, tregoi Tea në emisionin “Ftesë në 5”.

Në një moment gjatë emisionit, Tea flet për jetesën brenda shtëpisë së BB, ku tregoi se nuk kishte besim tek asnjë aty.

Aty moderatorja e ngacmoi duke i thënë se kishte besim tek Veseli.

“Nuk është se kisha besim tek Veseli, sepse i shikoja të gjithë me dyshim. Unë nuk thurja plane për lojë, i shikoja të gjithë me shoqëri”, u shpreh Tea.

Madje ajo tha se nuk ishte bërë pishman për lojën në BB.

” Unë nuk pendohem për asgjë çfarë ka ndodhur aty brenda”, tha Tea./GazetaBlic