Sporti

“Tallja e vitit”, Mohamed Salah e bën për “pesë pare” Xherdan Shaqirin

09/12/2019 14:36
nga:M K

Janë shokë tejet të mirë, si brenda ashtu edhe jashtë fushe.

Fjala është për futbollistët e Liverpolit, Mohamed Salah dhe Xherdan Shaqiri, shkruan GazetaBlic.

Ky i pari është tallur paksa në rrjetet sociale me lojtarin nga Zhegra, sa për të treguar ndoshta se i kanë raportet e mira, kurse bashkëbisedimit në “Instagram” iu ka bashkangjitur edhe Lovren.

Në një foto të postuar nga Shaqiri në “Instagram”, Salah i ka komentuar: “Vëlla kjo foto është nga finalja e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar,”.

Egjiptiani kishte etiketuar edhe shokun tjetër të skuadrës kroatin Dejan Lovrenin, i cili poashtu la një koment interesant.

“Ai e ka pranuar këtë fotografi vetëm para pak ditëve. Unë do t’i marr fotografitë e mia më 2021,” shkruan Lovren.

Ndërkaq, Liverpooli këtë fundjavë e pret Newcastlen në “Anfield” për të vazhduar me bilancin e qindpërqindtë, ku momentalisht nga katër ndeshje, ka katër fitore.

/GazetaBlic/

06/02/2019 11:45

Fjalët emocionuese të Mohamed Salah pas triumfit në Ligën e Kampionëve