Sporti

Talenti i Manchester United: Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë

12/06/2018 16:36
nga:Lorik J

Ëndrra e Diogo Dalot ishte të luajë për Manchester Unitedin e Jose Mourinhos dhe kjo normalisht se u bë realitet.

19 vjeçari luajti për 90 minuta në derbin ndaj Arsenalit dhe u shpreh shumë i lumtur për besimin e teknikut, Jose Mourinho, shkruan GazetaBlic.

Dalot thekson se Premierliga është liga më e fortë në botë dhe deklaron se vendi i katërt është prioriteti i ekipit.

“Unë mendoj se në Premier League është gjithmonë një lojë e madhe – kjo është një nga gjërat që kam vënë re këtu”, tha fillimisht Dalot.

“Nuk ka lojëra të dobëta, nuk ka shanse për t’u çlodhur dhe mbi të gjitha për ne, sepse ne kemi nevojë për të marrë pikë dhe për t’u ngjitur në tabelë.”

“Mendoj se është qëllimi ynë kryesor që tani të hyjmë në katër vendet e para dhe do të luftojmë për këtë dhe mendoj se do të shkojmë atje”.

“Unë mendoj se Mourinho është një nga trajnerët më të mirë ndonjëherë dhe për mua është një ëndërr të trajnohem nga ai”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/