Lajme

Taksa mbyll shumë biznese në Luginë të Preshevës

12/04/2019 10:51
nga:M K

Shumë biznese në Luginë të Preshevës kanë reduktuar numrin e punëtorëve ose janë mbyllur në tërësi, qëkur Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifën 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Kërkesa e Luginës, që për bizneset shqiptare mos të aplikohet taksa, nuk është pranuar nga Prishtina zyrtare.

Tashmë janë bërë një vit që nga vendosja e kësaj mase për autoritetet e vendit vendosën taksën 100 për qind për të gjitha produktet serbe e boshnjake.

Kjo bëri që të pezullohet edhe dialogu Kosovë-Serbi, për arritje të marrëveshjes përfundimtare në mes të dy shteteve.

https://flashvideo.rferl.org/Videoroot/Pangeavideo/2019/12/5/54/54abc70e-8bac-4c81-ad54-33ddf0202d87_manifest.mpd

03/29/2020 20:09

Lugina e Preshevës mirëpret ftesën që t’i përdorin materialet e MASHT’it për mësim online