Lajme

Taksa 100 % ‘mollë sherri’, mes AAK-së dhe PDK-së, Lekaj tregon se si janë raportet

02/18/2019 13:20
nga:A. R.

Dy partnerët e koalicionit qeverisës, AAK dhe PDK, duket të kenë raportet të mira pavarësisht qëndrimeve të ndryshme që këto dy parti politike i kanë për vendosjen e masës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha për “Gazeta Blic” se vazhdojnë të kenë raporte të mira më PDK-në, dhe që vendimi për taksën 100 për qind ndaj Serbisë është i qeverisë dhe nuk do të ndryshojë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës vazhdojnë të kenë raporte shumë të mira, përkundër qëndrimeve të ndryshme që mund të ekzistojnë rreth taksës 100 për qind. Vendimi për këtë të fundit është i Qeverisë dhe si i tillë do të qëndrojë”, tha Lekaj.

 

Ndryshe dy partitë në pushtet, PDK dhe AAK kanë pasur disa kundërshtime sa i përket taksës 100 për qind. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka propozuar që taksa të pezullohet për 120 ditë derisa Serbia të i plotësojë 10 kushte.

Kujtojmë, që ditë më parë krerët e shtetit kanë pranuar një letër nga  Zëvendës-asistenti i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, i cili u ka treguar se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake serbe, i ka prishur raportet me Amerikën.

Në letrën e dërguar, SHBA shpreh pakënaqësitë ndaj vendimeve të marra nga Qeveria Haradinaj. Por pavarësisht kërkesës së SHBA-së, për pezullimin e taksës, kryeministri Haradinaj ka lutur Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të i kuptojnë sa i përket taksës, dhe që kjo masë e vendosur nuk mund të pezullohet. Po ashtu, ai ka shprehur bindjen e tij që taksa 100 për qind do ta përshpejtojë arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi./Gazeta Blic./

 

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai