Lajme

Takohen Haradinaj-Stublla dhe Dumoshi – flasin për koordinim në mes MPJD dhe MKRS

07/13/2020 12:58
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar ministren e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshin.

Anëtarësimi i Kosovës në Fondin për Mbështetje Kulturore të Këshillit të Evropës – Eurimages, mbështetja dhe promovimi i artit dhe kulturës drejt piedestaleve botërore, ishin disa nga temat të cilat u diskutuan, njofton Klan Kosova.

“U pajtuam për dinamizim dhe koordinim më të ngushtë në mes MPJD-së dhe MKRS-së në sferën e diplomacisë publike dhe kulturore”.