Lajme

Takimi Thaçi- Medvedev është sukses i madh për Kosovën

07/11/2018 18:14
nga:D.I

Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu konsideron se takimi i Presidentit Thaçi me Kryeministrin e Rusisë Medvedev është një sukses i madh për Kosovën si dhe për vet Thaçin.

Spahiu përmes llogarisë së tij në Facebook, thotë se pavarësisht vendit se ku ka ndodhur takimi është një sukës.

Shkrimi i plotë i Spahiut në Facebbok:

Takimi Thaçi – Medvedev sado në margjina të një eventi sado që të jetë kortezi, është një sukses i madh për Kosovën dhe për Thaçin personalisht.

Nexhmedin Spahiu, analist

Theksojmë se, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë është takuar me Kryeministrin e Rusisë Dmitry Medvedev. Takimi është zhvilluar në Ankara, ku liderët po qëndronin në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Për takimin Presidenti ka njoftuar përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin shoqëror Facebook.

“Në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, zhvillova një takim të shkurtër me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev.

Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.

Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona.
Ne, po ashtu, biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjellë paqe afatgjate në Ballkanin Perëndimor.

09/21/2018 22:02

​Thaçi: Kosova ka arritur fitore politike ndaj Serbisë dhe jo ushtarake