Lajme

Takimi në Tiranë, Basha tregon çka diskutoi me Thaçin

06/11/2020 22:09
nga:E Sh

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha takoi pasditen e kësaj të enjteje presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Basha përmes një postimi në Twitter, ka thënë që biseduan për zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme në Kosovë.

“Forcimi i shtetit të Kosovës, bashkëpunimi me partnerët SHBA&BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin & tërësinë territoriale, integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer”.

“Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara”, shkroi Basha në Twitter.

08/02/2020 12:41

Thaçi: Më kanë pikëlluar pa masë vdekjet e ditëve të fundit nga COVID-19!