Lajme

“Takimi i shtatorit” / Lajçak jep detaje të bisedës me Vuçiqin

08/30/2023 15:27
nga:N M

Synimi i BE’së për takim Kurti -Vuçiq në shtator, Lajçak jep detaje të bisedës me presidentin serb

Emisari sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka zbarkuar në Beograd në përpjekjen e re të Brukselit për organizimin e një takimi të nivelit të lartë.

Lajcak ka njoftuar se sot është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, me të cilin thotë se ka pasur një bisedë thelbësore lidhur me takimin e radhës të nivelit të lartë që BE synon ta mbaj në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 4 komunat veriore të Kosovës.

Gjithashtu Lajcak ka treguar se kanë folur edhe për zbatimin e Marrëveshjeve të Dialogut.

Andin Hoti: Serbia po bën lojë politike me fatin e të pagjeturve