Lajme

Takimi i 2 majit/ Deklarohet Duat Haradinajt: Nuk pres ndryshim të Serbisë për zbatim të marrëveshjes, derisa është pro Putinit

04/30/2023 15:30
nga:G B

Draft statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të prezantohet në takimin e 2 majit në Bruksel.

Ky do të jetë takimi i radhës i nivelit të lartë, në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Kurse, Lajçak është shprehur se me 2 maj do të nis formimi i Asociacionit dhe se s’do të jetë jashtë modeleve evropiane.

Lidhur me takimin për Gazeta Blic ka folur anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj.

Ai thotë se i kanë dhënë mbështetje marrëveshjes, për mos cenim të kushtetutshmërisë së Kosovës.

“Neve i kemi dhënë mbështetje këtyre zhvillimeve me kushtin e mos cenimit të kushtetutshmërisë së Kosovës”, thotë ai.

Haradinaj thotë se nuk pret ndryshim nga Serbia për zbatim të obligimeve, pasi këtë nuk e ka bërë as në të kaluarën.

“Kosova ndër vite i ka kryer obligimet e veta por pala serbe as nuk i ka kryer dhe as nuk pres që do të ndryshojë përderisa ata janë në pozicionin pro Putinit”, deklaron Daut Haradinaj./Gazeta Blic/

 

Paralajmërojnë analistët: Me 2 maj dihet nëse Kurti ikën nga Qeveria, takimi i vështirë me Vuçiqin në Bruksel