Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi udhëtoi në Kiev të shtunën, duke u bërë zyrtarja më e lartë e Shteteve të Bashkuara që është takuar me Presidentin Zelensky.
Volodymr Zelensky që nga fillimi i luftës më shumë se dy muaj më parë, sipas CNN.
Mediet e huaja e kanë cilësuar takimin Zelensky- Pelosi “historik”.
Pas zëvendës presidentit Pelosi bëhet zyrtarja më e lartë e SHBA-ve që viziton Ukrainën që nga shpërthimi i luftës më shumë se dy muaj më parë.
Por çfarë fshihet pas medaljes që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dha Nancy Pelosit?
Zelensky i dha Pelosit medaljen e “Urdhrit të Princeshës Olga” për “kontributin e saj të rëndësishëm personal” në forcimin e lidhjeve ukrainase dhe amerikane.
Olga ishte gruaja e parë që sundoi Kievan Rus, shteti i parë sllav lindor.
Urdhri që mban emrin e saj u jepet grave që kanë arritur sukses të rëndësishëm në politikë dhe shoqëri. Është personifikimi i forcës femërore në Ukrainë, shkruan CNN.