Lajme

Takimi final Mustafa-Kurti- A do të nënshkruhet sot marrëveshja?

01/27/2020 11:34
nga:Y I

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka konfirmuar takimin e sotëm me kryetarin e LVV-së Albin Kurti.

Mustafa shkurt para mediave ka thënë se do të ketë takim dhe se janë të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes.

“Po besoj që takim do të ketë, orën ende nuk e kemi caktuar. Po bëjmë përpjekje gjithmonë që të arrijmë marrëveshje, jam i përkushtuar për marrëveshje. Nuk ka kuptim që të vazhdohet ndryshe, po bëjmë përpjekje”, ka thënë Mustafa.

Edhe nga Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur optimist për arritjen e marrëveshjes dhe kanë theksuar se janë afër finalizimit të saj.

Deputeti i VV-së jep sinjale pozitive: Jemi shumë afër arritjes së marrëveshjes!