Sporti

Takimet e fundit të Kupës së Kosovës në futboll, përfunduan me këto rezultate

12/07/2017 15:39
nga:E.A

Sot janë zhvilluar edhe dy takimet e fundit në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi ka mposhtur skuadrën e Bylbyl Sokolit, Vllazninë me rezultat minimal 1-0, transmeton Gazeta Blic.

Golin për llapjanët e shënoi Kushtrim Shabani.

Me këtë fitore kampioni vjeshtor LLapi është kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës.

Në ndeshjen tjetër, Ballkani mundi Trepçën.

Në këtë ndeshje pati më shumë gola të shënuar dhe takimi përfundoi me rezultatin 3-1 në të mirë të Ballkanit./ GazetaBlic/

 

12/15/2017 13:20

BE: Terrorizmi vazhdon të paraqesë rrezik për Kosovën dhe gjithë Ballkanin