Lajme

Takime intensive të Enver Hoxhajt në Vushtrri: PDK nuk ndalet së punuari për mirëqenien e qytetarëve

01/27/2025 20:59
nga:G B

Enver Hoxhaj, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ka vazhduar me aktivitete të ngjeshura në kuadër të fushatës elektorale.

Në një takim në Vushtrri, ai ka bashkëbiseduar me shumë mbështetës të partisë, duke theksuar përkushtimin e PDK-së për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin e Kosovës.

“Vazhdova me takime intensive edhe në Vushtrri. Takova shumë mbështetës dhe i sigurova se PDK nuk do të ndalet asnjëherë së punuari për mirëqenien e tyre dhe të Kosovës! ,” ka shkruar Hoxhaj në një status në rrjetin social Facebook, duke i siguruar mbështetësit për angazhimin e tij dhe të ekipit të PDK-së.

Hoxhaj gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrrisë, duke theksuar se bashkëpunimi i ndërsjellë është kyç për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për vendin.