Sporti

Takim tejet i rëndësishëm në UEFA, mblidhet komiteti ekzekutiv

04/23/2020 10:34
nga:M K

Pas video-konferencës që u mbajt para dy dite, pra të martën, sot do të ketë një tjetër takim brenda organit rregullativ të futbollit në Evropë.

Komiteti ekzekutiv, i kryesuar nga kreu i UEFA’së, Aleksander Ceferin, do të mblidhet sot për të diskutuar lidhur me shumë çështje për sportin më të popuëlarizuar në rruzull, kuptohet, sa i përket të dhënave për kontinentin e vjetër, përcjell GazetaBlic.

Tema kryesore e kësaj mbledhjeje do të jetë mënyra sesi do të mbyllen kampionatet vendore.

Kjo i interesohen më së shumti shtëpisë së madhe, për shkak se nga renditja tabelare e këtyre garave do të varet e ardhmja e kompeticioneve evropiane.

Grupi punues i krijuar enkas për situatën pas koronavirusit ka rekomanduar fuqishëm që ligat vendore dhe kupat të mbyllen sa më herët të jetë e mundur.

/GazetaBlic/

08/03/2020 19:16

Vendimi i UEFA: Skuadrat me fanella speciale në rikthimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës