Sporti

Takim maratonë në selinë e Inter: agjenti i Lukakut largohet, prezent edhe Conte

06/26/2019 16:14
nga:M K

Federico Pastorello është njeriu kyç për zgjidhjen e tre objektivave të Inter në merkato.

Personi në fjalë është agjenti i Romelu Lukaku, për të cilin Inter interesohet për ta marrë nga Manchester United.

Një takim i djeshëm mes agjentit dhe drejtuesve të Inter u mbyll me rezultate pozitive, teksa vetë Pastorello tha se Lukaku tek Inter është një mision i vështirë, por jo i pamundur.

Ai është rikthyer sërish sot në selinë e Interit, teksa këtë herë ka qenë prezent edhe trajneri Antonio Conte, si dhe Gabriele Oriali, që shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si drejtues në klubin zikaltër.

Përveç çështjes së afrimin të Lukakut, Pastorello ka diskutuar me Interin edhe blerjen e Valentino Lazaro, i cili është në pronësi të Hertha Berlin dhe zikaltrit e dëshirojnë si një alternativë për mesfushën në krahun e majtë shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Temë diskutimi ka qenë edhe e ardhmja e të riut Edoardo Vergani, i cili do të përfshihet në operacionin “Dzeko” dhe do të kalojë tek Roma.

Tre lojtarë që lidhen me merkaton zikaltër, të tre të menaxhuar nga Pastorello, që është larguar nga selia e Inter pas takimit me drejtuesit zikaltër dhe tani priten zhvillime konkrete.

10/06/2019 22:49

Numërohen 100% të golave në “Meazza”, triumfon koalicioni Dybala – Higuain