Lajme

“Taka, taka, taka” – Ardian Kastrati i PDK-së bën edhe një aksion në Kuvend

3 vite më parë
nga:Gazeta Blic

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka bërë edhe një aksion simbolik në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një shkrimi në gjuhën serbe, i ka reaguar ministrit serb, Aleksandër Vulin, i cili mohoi maskrën e Reçakut.

Kastrati kritikoi Qeverinë e Kosovës, që sipas tij, nuk ka reaguar ashtu siç duhet.

Në fjalimin e tij, Kastrati, theksoi se ministrja Gërvalla. bënte: taka taka, për krerët e UÇK-së të arrestuar në Hagë, dhe nuk e foli asnjë fjalë për deklaratën e Vulinit.