Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje. Pas mbledhjes, Besnik Tahiri, shef i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u deklarua lidhur me kontratat një burimore që sipas tij duhet t’i nënshtrohen një hetimi serioz dhe një adresimi tek Prokuroria e Kosovës.
Ai tha se shihet qartë se ka potencial për dyshime në korrupsion.
Tahiri e ngriti çështjen e migrimit të kosovarëve në vendet e perëndimit duke lidhur këtë më ekonominë e vendit, mos rritjen e pagave.
Po ashtu, Tahiri tha se kjo Qeveri ka pranuar marrëveshjet në Ohër e Bruksel e bashkë me të edhe atë për Asociacionin.
“Dinari e ka zhvendosur temën e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë duke lënë anash dhe harruar se Serbia kreu këtë aksion”, tha ai.