Lajme

Tahiri: Qeveria do t’i kompensojë dëmet e shkaktuara nga breshri

07/24/2018 20:11
nga:Gazeta Blic

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka mbështetje konkrete për komunat e Kosovës, duke bërë kompensim të menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara këtë vit nga breshëri, raporton Gazeta Blic. 

Tahiri përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se Haradinaj, gjithashtu ka vendosur që të krijojë një grup punues për themelimin e sistemit të sigurimit të prodhimeve bujqësore dhe ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që të mos i ndal subvencionet për këta ferme.

“Pa asnjë dyshim, vizitat në teren, komunikimi i drejtpërdrejt dhe Forumi Konsultativ Qeveri-Komuna po jap efekte praktike për qytetarët e Kosovës, gjithandej”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i Tahirit:

Sot, Qeveria e vendit ofroi edhe një mbështetje konkrete për komunat e Kosovës duke bërë kompensim të menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara këtë vit nga breshëri nëpër komunat e Kosovës. Me këtë vendim është autorizuar Ministria e Financave që të nis procedurat për krijimin e fondit për kompensimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2019.

Kryeministri Haradinaj, gjithashtu ka vendosur që të krijojë një grup punues për themelimin e sistemit të sigurimit të prodhimeve bujqësore dhe ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që të mos i ndal subvencionet për këta fermerë.

Pa asnjë dyshim, vizitat në teren, komunikimi i drejtpërdrejt dhe Forumi Konsultativ Qeveri-Komuna po jap efekte praktike për qytetarët e Kosovës, gjithandej.

06/22/2020 10:20

Lirimi i masave në ekonomi, takohen ministrat e zv/kryeministrat!