Shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka komentuar votimin e rezolutës në Kuvendin e Kosovës, kundër mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë.
Tahiri u shpreh se votimi i djeshëm në Kuvend nuk është asgjë më shumë e asgjë më pak se vetëm ushtrim i detyrës së deputetit për të mbrojtur rendin kushtetues të vendit si dhe kurs i veprimit në vijë të plotë me betimin e dhënë si deputet.
Postimi i plotë:
Votimi i djeshëm në Kuvend nuk është asgjë më shumë e asgjë më pak se vetëm ushtrim i detyrës së deputetit për të mbrojtur rendin kushtetues të vendit si dhe kurs i veprimit në vijë të plotë me betimin e dhënë si deputet.
Kushdo që mendon të analizojë këtë çështje në aspektin triumfalist, e ka gabim. E, kushdo që e kthen votimin e djeshëm në lojë për të fituar disa poena politikë, e ka prap shumë gabim.
Kushtetuetshmëria dhe ligji janë detyrim dhe betim i yni.