Lajme

Tahiri: Për herë të parë kemi ndëruar një mekanizëm të koordinimit, dialogut dhe komunikimit të strukturuar me komunat

09/23/2019 17:22
nga:Gazeta Blic

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se në kuadër të angazhimit të tij si Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore është ndërtuar për herë të parë një mekanizëm të koordinimit, dialogut dhe komunikimit të strukturuar me komunat.

Tahiri, thekson se kanë bërë bashkë të gjithë akterët në funksion të zhvillimit.

“Do të iniciojmë që ky mekanizëm i vendimmarrjes të fuqizohet edhe në komunikimin në mes të hartimit të politikave dhe komunave”, u shpreh ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Postimi i plotë:

Në kuadër të punëve kemi ndërtuar për herë të parë një mekanizëm të koordinimit, dialogut dhe komunikimit të strukturuar me komunat. Kemi bërë bashkë të gjithë akterët në funksion të zhvillimit. Do të iniciojmë që ky mekanizëm i vendimmarrjes të fuqizohet edhe në komunikimin në mes të hartimit të politikave dhe komunave.

Do të insistojmë që ligjet të kenë pronësinë e plotë të komunave dhe gjithë ato provizione që pengojnë zhvillimin e komunave të adresohen bashkërisht. Jam i bindur se ligjet nuk janë aty për të penguar e bllokuar zhvillimin, do të inicioj çështje për ndryshim sa herë që kërkojnë komunat.