Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka vazhduar fushatën elektorale.
Ai ka theksuar se po merr mbështetje të fuqishme nga qytetarët.
“Vazhdojmë bashkë me qytetarët, në një rrugëtim që të bëjmë histori e të ndërtojmë Vushtrrinë për të gjithë!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Mbështetja e madhe e qytetarëve në Nedakoc është matja më e mirë dhe e vetme për ne.
Vazhdojmë bashkë me qytetarët, në një rrugëtim që të bëjmë histori e të ndërtojmë Vushtrrinë për të gjithë!