Lajme

Tahiri: Lajmi tronditës na goditi, ngushëllime për familjet e tre të rinjve që humbën jetën në aksidentin tragjik

10/06/2024 19:14
nga:G B

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur ngushëllime për familjet e tre të rinjve që humbjen jetën në aksidentin në liqenin e Badocit, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se lajmi tronditës na ka goditur të gjithëve mëngjesin e sotëm.

Postimi i tij i plotë:

Lajmi tronditës na goditi sot me mëngjes për aksidentin tragjik që mori jetët e tre bashkëqytetarëve tanë, vëllezërve tanë të dashur!

Në këto momente të rënda zemrat tona janë me familjet e tyre.

Ngushëllimet më të thella për familjet për humbjen e tyre!