Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar seancën e radhës plenare.
Me këtë rast shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusar-Lila ka inkurajuar qytetarët e Kosovës, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës që të aplikojnë për pozita të ndryshme shtetërore të cilat hapen dhe janë mundësi për punësim.
Pas kësaj ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Tahiri ka përmendur rastin e fundit të shkarkimit të Valdete Dakës nga drejtimi i Komisionit Qendror Zgjedhor.
Tahiri tha se nuk ka dekorajim më të madh për gratë në Kosovë sesa kur shihet ndërprerja e mandatit të një gruaja siç ka qenë Valdete Daka, mandati i së cilës është ndërprerë nga udhëheqja e tanishme.
“Ky Grup Parlamentar dhe kjo zonjë po përçojnë mesazhet më të këqija për profesionistët dhe gratë në Kosovë. Ky degradim që ka filluar nga institucionet me shkarkimin e profesionistëve dhe sjelljen e familjarëve e militantëve është i papranueshëm dhe si opozitë do ta kundërshtojmë në çdo moment, me çdo mjet të mundshëm që në posedojmë si opozitë”, tha Tahiri, shkruan lajmi.net.
Ai ka pyetur poashtu se cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen e Washingtonit?
“Tashmë kanë fillur hapa konkret nga partnerët tanë, siç ishte para dy ditëve sjellja e një plani për Ujmanin.Ne e dimë se kryeministri pati deklaruar se është listë zotimesh, jo marrëveshje. Ndërsa të tjerë që kanë deklaruar se nuk ka bazë juridike të implementohet.Cili është pozicioni i Republikës së Kosovës, a do të fillojë implementimi i kësaj marrëveshje apo jo?”,shtoi ai.