Lajme

Tahiri, Kurtit: 17 shkurtit kuptim i kanë dhënë ushtria, njohjet – t’shkuan 4 vjet me rima

06/17/2024 21:47
nga:G B

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti i cili tha sot se qeverisja e tij i ka dhënë kuptim 17 shkurtit.

Tahiri ka thënë se janë njohjet, ushtria, pavarësimi energjetik e statuti i Trepçës.

“17 shkurtit i kanë dhënë kuptim njohjet e shtetësisë, i kanë dhënë kuptim themelimi i Ushtrisë, pavarësimi energjetik, rregullimi i statutit të Trepçës, rritjet e pagave, orët shtesë për policinë e shumë shumë vendime tjera. Lej more rimat me filtera e bojlera po përfundojë naj projekt a ndonjë rrugë se t’shkoi mandati 4 vjeçar me rima!”, ka thënë Tahiri.

19 vjetori i LVV, Kurti: Qeveria jonë po i jep kuptim 17 shkurtit

Kurti: Vetëvendosja në vitin 2025 do t’i fitojë zgjedhjet lokale dhe qendrore, opozita “s’mund t’i shtyjë pafundësisht”