Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në një intervistë në emisionin DPT te Fidani në ATV ka folur mbi aktualitetin politik.
Tahiri, tha se “ky vit ka qenë totalisht i humbur”.
“Agjenda legjislative e Qeverisë së Kosovës, janar-qershor, i ka pasur 54 ligje vetëm 6 ligje kanë kaluar. 11 për qind është zbatimi i ligjeve”, u shpreh Tahiri, duke thënë se “agjenda legjislative është letërnjoftimi i një qeverie”.
“Jeta po vështirësohet në këtë vend”, u shpreh Tahiri.
Tahiri, mes tjerash, kritikoi Kuvendin e Kosovës që e ka çuar në renovim sallën e kuvendit në kohë të paduhur.
“Kjo erdhi për shkak të një qeverisje tepër të dobët, e cila në këtë mandat nuk e kreu asnjë punë të hairit. Populli ka pasur shumë shpresë. Pas 14 shkurtit, LVV mendonte se filloi një epokë e re. Për 4 vjet mos me mujtë me ia bë asnjë veprim që i jep Kosovës është e pamundshme”, u shpreh Tahiri tutje,
Deputeti i AAK-së, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës edhe për “rrugët e Kosovës”, që sipas tij, janë tërësisht të shkatërruara.
“Me shku rrugës për Gjakovë, apo për Mitrovicë, është tmerr”, tha Tahiri.