Lajme

Tahiri: Do të shtojmë numrin e noterëve në të gjithë vendin

04/10/2019 11:29
nga:Gazeta Blic

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, njoftoi se me nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ për Dhënien e Programit të Noterisë ka bërë hapin e fundit në përgatitjen e shtimit të numrit të noterëve në tërë territorin e Kosovës.

“Ashtu siç kam premtuar në fillim të mandatit, formula ‘1 noter në 10 mijë banorë’ do të fillojë të zbatohet shumë shpejt, duke iu mundësuar qytetarëve tanë shërbime më të shpejta, më të afërta dhe më efikase në fushën e noterisë”, deklaroi ministri.

Tahiri u shpreh se si masë e “Drejtësisë 2020” mbi këtë Udhëzim, do të fillojë rekrutimi i noterëve të rinj që do kryejnë shërbime për të gjithë qytetarët tanë në zgjidhjen e çështjeve të tyre ligjore.

“Qasja në drejtësi nënkupton ofrim të shërbimeve në gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës, për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie dhe rekrutimi i noterëve të rinj do t’i nënshtrohet rrethanave konkrete mbi të cilat funksionojnë komunitetet tona. Ditët në vijim, do jenë ditë të zbatimit të këtij Udhëzimi, me shpalljen e pozitave të reja për noterë dhe emërimin e tyre si pjesë integrale e sistemit të drejtësisë”, deklaroi Tahiri.

07/13/2020 13:55

Del pozitiv me koronavirus zyrtari i lartë i PDK-së