Sporti

Tahir Lushtaku: Është short i favorshëm për Kosovën, meritojmë kualifikimin

02/08/2024 19:37
nga:E K

Kosova sot mësoi kundërshtarët për ciklin kualifikues evropian në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët u caktuan të jenë në grupin e dytë të Ligës C të Kombeve aty ku do të kenë përballë kombëtare si: Rumania, Qipro dhe Litaunia/Gjibraltari.

Trajneri kosovar, Tahir Lushtaku për GazetaBlic Sport komentoi shortin e ‘Dardanëve’ duke e cilësuar grupin si të favorshëm për Kosovën me Rumaninë si kundërshtarin kryesor për primatin e grupit sipas tij.

Është short i favorshëm për Kosovën, nuk e shoh problem për mos kualifikim në këtë grup. Rumania është kombëtare që është e barabartë ose pak më lartë se Kosova, kurse sa i përket ekipeve tjera siç janë Qipro dhe fituesi i Lituanisë dhe Gjibraltarit janë të kalueshme për ne. Nëse Kosova arrin që të eliminoj problemet e cikleve të fundit atëherë mendoj që është koha që të arrijmë kualifikimin në këtë cikël kualifikues sepse Kosova e meriton e ka merituar edhe më herët. Shpresoj që trajneri i ri të vie me një staf të tij dhe me ide të qarta për kualifikim“, tha Lushtaku.

/GazetaBlic Sport