Sporti

Tahir Batatina: Pas vendimit të Gjykatës për Ademin, klubet duhet të mendojnë për të gjetur një njeri serioz

06/03/2020 21:08
nga:Lorik J

Tahir Batatina, kryetrajneri i Llapit mendon se njerëzit e futbollit në Kosovë duhet ta gjejnë një person serioz për ta vendosur në krye të FFK’së.

Kryetari aktual i FFK’së, Agim Ademi është urdhëruar të paraqitet në shërbimin korrektues të Republikës së Kosovës, qendra e paraburgimit në Prishtinë – për shkak të veprave të tij në të kaluarën, raporton GazetaBlic.

Batatina ka reaguar pas këtij lajmi, duke thënë se skuadrat dhe personat e sportit duhet të vendosin për një njeri serioz.

“Duke e parë vendimin e fundit të Gjykatës, hapat që duhet të nderrmerren nga ne klubet janë që të fillojmë të mendojmë për një njeri serioz, një njeri që mendon për klubet dhe që do ta dëgjoj çdo brengë të klubeve dhe atyre që janë afër futbollit.
Federata e Futbollit e Kosovës ka nevojë për njerëz të drejtë, të përgaditur dhe që mendojnë për të ardhmen e futbollit duke ngritur dhe avancuar misionin e nisur të Legjendës Fadil Vokrri.

Klubet duhet të jenë të vetëdijdhme se investimet e donatorëve dhe sponzorëve duhet të vlerësohen dhe të jemi mirënjohës për kontributin e tyre me vite në futboll. Futbolli duhet të qetësohet dhe njerëzit e ndershëm të vazhdojnë me punë dhe të bashkuar ta ngrisim futbollin duke i lënë anash interesat personale por duke menduar për të ardhmen e futbollit.

Investitorët duhet të jenë zëri i fuqishëm për ta ngritur futbollin në nivele evropiane!
Me respekt për gjithë komunitetin sportiv dhe njerëzit që janë afër futbollit”, ka shkruar Tahir Batatina.

/GazetaBlic/