Ka përfunduar ndeshja ‘maratonike’ në Suharekë.
Ballkani ka triumfuar ndaj Llapit në një ndeshje që zgjati rreth tre orë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ermal Krasniqi shënoi dy golat vendimtar në këtë takim, për rezultatin përfundimtar 2 me 0.
Kjo ndeshje u shoqërua edhe me ndërprerje e tensione, me tifo-grupin “Xhebrailat” që u përjashtuan nga stadiumi.
Ata ofenduan dhe fyen trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, pas një “përplasje” që kanë pasur mbrëmë poashtu në rrjetet sociale.
Më pas, pjesa e dytë u shty për rreth 30 minuta, për faktin që ishte e nevojshme që të zbrazët i gjithë stadiumi.
Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Batatina tha se ndeshja nuk duhet të zhvillohej fare.
“Para së gjithash, në këto kushte, ndeshja nuk duhej të zhvillohej fare, me gjithë këta tifozë, me gjithë këto fyerje, nuk duhej të ishte luajtur. Fyerjet e tyre ndaj meje tregojnë qytetërimin e një qyteti dhe kulturën e tij. Nga minuta e parë deri në minutën e fundit nuk mund ta menaxhoja lojën për shkak të gjërave që më hodhën ndaj meje. Llapi është “Bossi” i Superligës”, tha Batatina për ArtSport 1.
/GazetaBlic Sport/


