Sporti

Tahir Batatina është bërë hit edhe në Shqipëri

04/16/2018 21:05
nga:Lorik J

Kritikat për trajnerët shqiptarë që po stërvisin disa ekipe Superligën e Kosovës, kanë qenë të shumta kohët e fundit.

Këtë herë, është sërish trajneri i Llapit Podujevë, Tahir Batatina, që ka lëshuar kritika për trajnerin Mirel Josa, shkruan PanoramaSport.

Në emisionin “Arena” në Kosovë, Batatina në një debat me zëdhënësin e Prishtinës, Avni Durmishi, ka folur edhe për trajnerin e skuadrës kryeqytetase, Mirel Josa.

“Po të ishte trajner vendas tek Prishtina, do të ishte shkarkuar shumë më herët nga detyra. Me këto rezultate, do të shkarkohej secili trajner vendas, por me Josën nuk po ndodh diçka e tillë” – deklaroi Batatina.